Ballina Politika “Të verifikohen pasuritë e klanit Xhafa, apo pallati i Ramës”, Berisha:Transaksionet e...

“Të verifikohen pasuritë e klanit Xhafa, apo pallati i Ramës”, Berisha:Transaksionet e familjes time janë hetuar 5 herë

95
0

Ish-kryeministri Sali Berisha mbajti një konferencë për shtyp ku komentoi deklaratat e Altin Dumanit, duke e cilësuar si “skandal të vërtetë”. Ai theksoi se shteti shqiptar ka një agjenci kundër larjes së parave, e cila sipas tij ka shqyrtuar disa herë transaksionet e familjarëve të tij.

“E kam denoncuar më parë këtë çështje. Altin Dumani është përgjegjësi kryesor për moszbatimin e ligjit antimafia. Kjo është çështja thelbësore,” tha Berisha.

Ish-kryeministri shtoi se agjencia nuk ka analizuar transaksionet e bosëve të drogës dhe të krimit, ndërsa theksoi se pronat e klanit Xhafa, sipas tij, vijnë nga droga e Geronit dhe jo nga puna e ndershme.

Berisha gjithashtu përmendi hotelin 70 milionë euro të familjes Rama dhe Mollës, të cilin sipas tij e kanë përfituar edhe përmes lidhjeve me persona të caktuar nga burgu.

“Shteti shqiptar ka një agjenci kundër larjes së parave, e cila ka shqyrtuar disa herë çdo transaksion të familjarëve të mi. E përgëzoj, kjo është gjëja më normale. Nuk mund të them se agjencia ka analizuar transaksionet e bosëve të drogës dhe të krimit, por nuk e përjashtoj mundësinë që nuk e ka bërë.

Ka një çështje thelbësore që e kam denoncuar prej kohësh: Altin Dumani është përgjegjësi kryesor për moszbatimin e ligjit antimafia. Këtu qëndron gjithë problemi.

Sipas meje, pronat e klanit Xhafa vijnë nga droga e Geronit dhe jo nga djersa. Për shembull, hoteli 70 milionë euro i familjes Rama dhe Mollës u përfitua edhe nga lidhjet me burgu, pasi është i Teta Ollgës.”, tha ai.

BERISHA:

Deklarata e Altin Dumanit, është një skandal. Një skandal i vërtetë. Shteti shqiptar ka një agjenci kundër larjes së parave, dhe kjo agjenci ka të gjithë autoritetin shtetëror për të shqyrtuar çdo transaksion të dyshimtë në Republikën e Shqipërisë.
Kjo agjenci ka shqyrtuar të paktën 5 herë gjatë këtyre viteve dhe e përgëzoj, çdo transaksion të familjarëve të mi. Dhe unë i përgëzoj, gjëja më normale.

Kjo agjenci, nuk mund të them se ka analizuar transaksionet e bosëve të drogës dhe të krimit, por nuk mund të përjashtoj se e ka bërë këtë. Nuk mund të them që nuk e ka bërë.
Por ka një gjë në themel që unë e kam denoncuar me dhjetëra herë para jush. Altin Dumani është përgjegjësi kryesor, për mos zbatimin e ligjit antimafia. Këtu qëndron gjithë problemi.
Se nëqoftëse Altin Dumani zbaton ligjin antimafia, ai konstaton se pronat e klanit Xhafaj, vijnë nga droga e Gerondit, dhe jo nga djersa e tyre. Por Altin Troplini nuk e bën këtë se është peng.
Nëqoftëse Altin Troplini është i interesuar, ja ku është hoteli 70 mln euro gjer tani i familjes Rama dhe Redi Mollës që e nxorrën nga burgu se është i teta Ollgës.

Nëqoftëse Altin Troplini është i interesuar, le të lexojnë Ola Xamën, një gazetare kurajoze, e cila bëri një hetim që Altini nuk e bëri. Dhe kjo gazetare i tha opinionit publik, se këto kulla, monumente të drogës dhe korrupsionit, vetëm 20% të parave i kanë nga bankat.
Dhe kjo mjafton për Altin Troplinin që tu vë drynin atyre kullave, me para të pista.
Por ai mburret se kam sekuestruar 63 mln euro. Gjë më të qesharake, në një kohë kur perandoritë e klaneve janë me miliarda.

Kjo është.
Ai tani ka marrë mision të dalë nëpër studio dhe të mashtrojë. I thotë publikut se për herë të parë tre zv/kryeministra, ky quan zv/kryeministra ata që kanë qenë.
Por gjer sot, siç mashtron ai, se ka një zyrtarë shumë të lartë të dënuar. Asnjë zyrtar shumë i lartë nuk është i dënuar për korrupsion. Asnjë për korrupsion.

Dhe për sqarim për publikun. Këta që duan të ua fshijnë memorien ju dhe tu hedhin trutë e atij që s’po e them, ju thonë ju se nuk ka ndodhur ndonjëherë, ministri në detyrë.
U them unë ju, nga viti 2008-2010, kanë lënë imunitetin dhe janë paraqitur para prokurorit dhe gjykatësit, zv/kryeministri në detyrë dhe dy ministria në detyrë, jo ish-ministrin, por në detyrë.
Ka dhënë dorëheqjen Ilir Meta në mënyrë absolute, bazuar në një dokument të falsifikuar nga Edi Rama me Filip Çakullin, i cili doli nga analiza e institutit italian më prestigjioz se ishte falsifikuar në 28 segmente.

Por ai e kishte atë burrni. Më erdhi në zyrë dhe më tha se, nuk shkoj te prokurori për tu hetuar si zv/kryeministër, por do shkoi tek ai të hetohem si qytetar i thjeshtë.
Për hir të vërtetës, të njëjtën gjë, absolutisht ka bërë Fatmir Mediu, të njëjtën gjë ka bërë Lulzim Basha.

Se këta që duan ti hedhin publikut trutë e atij dhe mendojnë se publiku do besojë mashtrimet, jo mor. Ky quan zv/kryeministër Arben Ahmetajn të cili i lëshoi mandat arrestin, në një kohë që ai ishte larguar prej kohësh nga detyra dhe vetëm kur mori dokumentet e pllakave të banjës së ish-bashkëshortes nga i mori.

Pra, një propagandë vulgare, neveritëse.
Por edhe ata gazetarë të cilët qëndrojnë, ky është problemi ‘fact checking’. Gazetarë të cilët pranojnë mashtrime, bëhen bashkëpunëtor në mashtrim, nëse nuk bën ‘fact checking’.
Shifni, lexoni mediat amerikane dhe mediat e tjera. Absolutisht të nesërmen e deklaratave të paraqesin ‘fact checking’. Ka rëndësi të madhe, se në këtë mënyrë mund të kthjellojnë hapësirën komunikative-mediatike të vendit.
Del ai thotë, për herë të parë. Ç’për herë të parë. Mirë është të mos citojmë një njeri që nuk e meriton të citohet.