Ballina Kronika Gjendet një person i pajetë pranë trasesë së hekurudhës në Peqin, detajet...

Gjendet një person i pajetë pranë trasesë së hekurudhës në Peqin, detajet nga ngjarja

100
0

Një person është gjetur i pajetë pranë trasesë së hekurudhës në Peqin mesditën e sotme.

Sipas burimeve, trupin e pajetë e ka zbuluar një kalimtar, i cili menjëherë ka njoftuar policinë.

Blutë kanë mbërritur në vendin e ngjarjes duke rrethuar zonën, ndërsa po kryhen veprimet hetimore për identifikimin e viktimës dhe shkaqet e vdekjes.

Burime policore bëjnë me dije se ende nuk ka detaje lidhur me rrethanat e ngjarjes, por hetimet janë në vijim dhe pritet që në orët në vijim të zbardhen më shumë detaje.