Ballina Aktualitet Stuhi e fuqishme në Gramsh, dëme në bujqësi

Stuhi e fuqishme në Gramsh, dëme në bujqësi

72
0

Një stuhi e fuqishme e shoqëruar me reshje të dendura shiu dhe breshëri ka përfshirë pasditen e sotme rrethin e Gramshit dhe si pasojë ka sjellë dëme në bujqësi.

Brenda pak minutash, rrugët dhe oborret janë mbuluar nga një shtresë e dendur breshëri duke bërë që sasia breshrit dhe kohëzgjatja e stuhisë të sjellë dëme në bujqësi dhe sidomos në vreshtari.

Sipas pamjeve të publikuara, kokrrat e breshërit kanë qenë me përmasa të mëdha, duke shkaktuar shqetësim te banorët e zonës.