Ballina Kronika Korçë, zbulohet një pikë e lojërave të fatit, në pranga 25-vjeçari pronar...

Korçë, zbulohet një pikë e lojërave të fatit, në pranga 25-vjeçari pronar i lokalit

71
0

Policia e Korçës ka zbuluar një lokal në qytet e cila shërbente si pikë e lojërave të fatit.

Për pasojë, është vënë në pranga pronari i ambientit 25 vjeç si dhe janë sekuestruar pajisjet që shërbejnë për vendosjen e lojërave të fatit dhe një shumë lekësh e dyshuar e përfituar nga kjo veprimtari.

Si rezultat i kontrollit të kryer në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, se në një lokal në lagjen nr. 16, dyshohej se viheshin baste sportive, shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, gjatë kontrollit të ushtruar, bënë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit E. J., 25 vjeç, banues në Korçë, për veprat penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra fati”.

Në lokalin që kishte në përdorim 25-vjeçari, u gjetën pajisje elektronike që shërbejnë për vendosjen e lojërave të fatit, disa bileta dhe një shumë parash e dyshuar e përfituar nga kjo veprimtari.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.