Ballina Lifestyle Pagesa deri në 60 mijë euro, kush janë këngëtaret më të paguara

Pagesa deri në 60 mijë euro, kush janë këngëtaret më të paguara

94
0

Tregu muzikor ka qenë shpesh në qendër të vëmendjes, pikërisht për shkak të tarifave të larta që artistët kanë në netët e tyre live. Herë pas here kemi shkruar për çmimet që emrat më në zë marrin, por edhe për ulje-ngritjet që pësojnë në karrierën e tyre, çfarë edhe përkthehet në tarifa që shpeshherë edhe lëvizin. Këtë herë ka qenë një deklaratë e një menaxheri, që prej vitesh merret me tregun muzikorë, çfarë ka trazuar sërish ujërat.

Në një intervistë, Xhani zbuloi çmimin më të lartë të paguar për një artist në një natë dhe se si paraqitet tregu aktualisht.

“Një artist është një herë në muaj në klub, pasi më shpesh konsumohet imazhi. Pagesa e artistëve është personale. Unë bëj marrëveshjen, por shifra është personale. Çfarë dalin janë manipulime. Ka artistë që marrin më shumë nga sa meritojnë. Ka artistë që nuk e meritojnë vlerën që marrin. Në klub zakonisht nuk përdoret live është më shumë playback. Për muajin e Ramazanit i përgjysmojmë shfaqjet dhe artistët e përgjysmojnë çmimin. Viti i ri dyfishon çmimet. Shifra më e lartë që kemi paguar ka qenë 60 mijë euro për një natë. Të gjithë artistët janë me deklarime dhe artistja i ka marrë në një natë. Në rast festash, klubi i nxjerr fitimet ndërsa kur futet dhe konkurrenca në mes është problem. E premtja dhe e shtuna është fokusi”, – u shpreh ai.

E natyrisht që i gjithë kurioziteti shkon për emrin e artistes që është paguar kaq shumë. Kujtojmë se këngëtarja më e kërkuar për sezonin veror që sapo lamë pas ka qenë Xhensila Myrtezaj.

Artistja, e cila duhet thënë ka pasur një sezon tërësisht të zënë, ishte edhe ajo që mbajti fronin si më e paguara. Në tarifat që kemi shkruar më herët, një koncert i saj shkon deri në shumën e 15 mijë euro brenda Shqipërisë dhe ka pasur raste deri në dyfishin e kësaj shume jashtë vendit.

Një tjetër artiste shumë e paguar është edhe Dafina Zeqiri, ku ndonëse përgjatë sezonit veror nuk ishte e pranishme, përgjatë dimrit edhe tarifat e saj ishin në shuma që kapnin vlerat e 10 mijë euro. Duket se shuma prej 60 mijë euro që menaxheri flet i përket një nate të rëndësishme feste. Ai u ndal edhe te personazhi që po bën shumë zhurmë aktualisht.

“Finem më ka surprizuar shumë, ku në një dalje publike, pati zhurmë shumë të madhe dhe një talent shumë i madh. Një zhurmë shumë e madhe, u surprizova për mirë. Sot nga artistët e rinj, Finemi është zhurma më e madhe. Edhe pse nuk e kam në menaxhim, por më ka surprizuar dhe ka punuar fort”, – u shpreh menaxheri.