Ballina Aktualitet Studimi me 8 milionë njerëz, mjeku Edvin Prifti: Konfirmohet shtimi i tumoreve...

Studimi me 8 milionë njerëz, mjeku Edvin Prifti: Konfirmohet shtimi i tumoreve nga vaksina Covid

85
0

Mjeku kardiokirurg Edvin Prifti ka ndarë një reagim në rrjetet sociale lidhur me një studim të publikuar së fundmi në Korenë e Jugut, i cili ngre shqetësime për një rritje të rasteve me tumore tek personat e vaksinuar kundër COVID-19.

Në postimin e tij, Prifti i referohet një studimi epidemiologjik të kryer nga profesori Kim dhe ekipi i tij, mbi një bazë të dhënash prej më shumë se 8 milionë individësh.

Sipas Priftit, studimi tregon një rritje me rreth 50% të incidencës së tumoreve te personat e vaksinuar krahasuar me ata të pavaksinuar.

Prifti shton se “tumoret që shfaqen më shpesh janë ato të tiroides, stomakut, mushkërive, zorrës së trashë, gjirit dhe ovareve”, duke e cilësuar këtë si “një fenomen pa shpjegim tjetër përveçse urrejtjes ndaj njeriut”.

“Studimi me i fundit dhe i pari i ketij lloji si nje studim epidemiologjik nga prof Kim et al, dhe i kryer ne nje popullate prej me shume se 8 milion njerezish, ne Korene e Jugut, nga vendet e para te vaksinuara ne bote me vaksinat gjenetike te Covid19, tashme evidenton nje rritje prej te pakten 50% te tumoreve ne individet e vaksinuar kundrejt te pavaksinuarve! Tumoret qe ndikohen me shume jane kanceri i tiroides, i stomakut, mushkerive, i zorres se trashe, gjirit, ovareve etj.

Nuk ka asnje shpjegim tjeter pervec se urrejtjes ndaj njeriut! Nje holokaust pa asnje diskriminim!”, shkruan Prifti.