Ballina Politika “Ka fyer dhe denigruar ambasadorin e BE”/ “Etika” pranon kërkesën e PS,...

“Ka fyer dhe denigruar ambasadorin e BE”/ “Etika” pranon kërkesën e PS, Berisha përjashtohet me 10 ditë nga punimet e Kuvendit

74
0

Kreu i PD Sali Berisha është përjashtuar nga Komisioni i Etikës me 10 ditë nga punimet e Kuvendit të Shqipërisë.

Berisha do të mungojë 10 ditë pune nga Kuvendi, çka do të thotë se ai nuk do të jetë prezent dy javët e ardhshme.

Partia Socialiste kërkoi përjashtimin e tij pasi konsideroi si fyerje fjalën e Berishës në Kuvend ku përmendi ambasadorin e Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato.