Ballina Kronika E goditën në kraharor dhe qafë/ Plagosi me thikë një 30-vjeçar, arrestohet...

E goditën në kraharor dhe qafë/ Plagosi me thikë një 30-vjeçar, arrestohet autori dhe bashkëpunëtori i tij

88
0

Dy persona janë arrestuar për plagosjen e një 30-vjeçari në Vlorë.

Nga veprimet hetimore rezultoi se autori dhe i plagosuri kishin pasur një konflikt për motive të dobëta, të cilin nuk e kishin kallëzuar. Për shkak të përshkallëzimit të tij, mbrëmjen e datës 10.11.2025, shtetasi E. L. është konfliktuar fizikisht dhe me mjete prerëse me shtetasit A. L. dhe B. S., gjatë të cilit ka goditur me thikë, në pjesën e kraharorit dhe të qafës, shtetasin B. S., 30 vjeç. Ky shtetas ndodhet në Spitalin Rajonal Vlorë, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Vlorë

Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, menjëherë pas ngjarjes së ndodhur më datë 10.11.2025, në lagjen “24 Maji”, organizuan punën për identifikimin dhe kapjen e autorit dhe të personave të tjerë të përfshirë në konflikt.

Si rezultat, falë veprimeve të shpejta hetimore, u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:
* E. L., 32 vjeç, banues në lagjen “24 Maji”, Vlorë, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje”, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.

* A. L., 23 vjeç, banues në lagjen “24 Maji”, Vlorë, për veprat penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Moskallëzim i krimit”.

Nga veprimet hetimore rezultoi se më herët, këta dy shtetas kishin pasur një konflikt për motive të dobëta, të cilin nuk e kishin kallëzuar. Për shkak të përshkallëzimit të tij, mbrëmjen e datës 10.11.2025, shtetasi E. L. është konfliktuar fizikisht dhe me mjete prerëse me shtetasit A. L. dhe B. S., gjatë të cilit ka goditur me thikë, në pjesën e kraharorit dhe të qafës, shtetasin B. S., 30 vjeç. Ky shtetas ndodhet në Spitalin Rajonal Vlorë, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Në vijim të veprimeve, shërbimet e Policisë ushtruan kontrolle në banesat e dy shtetasve të arrestuar.

Në banesën e shtetasit E. L. u gjet dhe u sekuestrua një armë gjahu, pa leje, si dhe një mjet prerës (thikë), i dyshuar si i përdorur në këtë ngjarje.

Ndërsa në automjetin e shtetasit A. L., me të cilin ky i fundit ka transportuar shtetasin B. S, drejt spitalit, u gjet dhe u sekuestrua një thikë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.