Ballina Aktualitet Adriana Kalaja tregon historinë e martesës me futbollistin e famshëm Agustin Kola,...

Adriana Kalaja tregon historinë e martesës me futbollistin e famshëm Agustin Kola, në vitet ’80

108
0

Përtej figurës së fortë të opozitares, Adriana Kalaja ka ndarë në një rrëfim të rrallë detaje nga jeta e saj personale në Tiranën e viteve ’80, ndërsa ka folur për emisionin “Dekalog” të Roland Qafokut.

Kalaja foli për karrierën e saj si sportiste e qitjes në klubin e Tironës dhe martesën me një nga ikonat e futbollit shqiptar, Agustin Kola, të cilin e cilësoi si “Ronaldo i Shqipërisë” për talentin dhe përkushtimin e tij.

Ajo rrëfeu historinë romantike të njohjes së tyre pas ndeshjes së famshme Tirana-Vlora, ku tifozët vlonjatë mbollën fushën me patate, dhe ajo si një nga të paktat femra në stadium, përfundoi duke u kthyer në Tiranë me autobusin e ekipit.

Një tjetër pjesë e rëndësishme e historisë së saj familjare lidhet me “Kafenë e Rremës”, lokalin e njohur i cili menaxhohej nga i ati i saj. Kalaja zbuloi se aty ishin klientë të rregullt edhe djemtë e Enver Hoxhës dhe djali i Mehmet Shehut.

Ajo tregoi dhe se si i ati, Rrema, nuk u bënte lëshime as atyre, duke i detyruar të prisnin në radhë, dhe se si emri popullor i lokalit i rezistoi edhe urdhrit të Mehmet Shehut për ta ndryshuar.

Adriana Kalaja kujtoi edhe se si e njihte Edi Ramën që në rini, duke e përshkruar si shumë të zgjuar.