Ballina Opinion Probabiliteti për të siguruar Shqipëria vendin e dytë në grup qysh tani,...

Probabiliteti për të siguruar Shqipëria vendin e dytë në grup qysh tani, 87%

52
0

Nga Eduard Zaloshnja

Në prag të ndeshjeve Andorra-Shqipëri dhe Angli-Serbi, ndërtova një model simulacioni statistikor të bazuar në të dhënat statistikore më të fundit futbollistike, të publikuara në faqe të specializuara të statistikave sportive.

Ndër 10 mijë simulacione të modelit statistikor, më rezultoi se në 87% të tyre, kombëtarja jonë e siguron vendin e dytë në grup qysh tani, duke fituar në Andorra dhe duke humbur njëkohësisht Serbia në Angli.

Por në 13% të simulacioneve statistikore ne nuk e siguronim dot vendin e dytë qysh tani…

Mos e dhëntë Zoti që të na duhen edhe disa ditë të tjera të mësojmë se në çfarë vendi do të renditemi në grupin tonë kualifikues!

SHËNIM: Sipas koeficientëve të 20 kompanive më të mëdha ndërkombëtare të basteve, probabilitteti që ne ta sigurojmë vendin e dytë qysh tani rezulton 79% – më i ulët se sa rezultoi në modelin tim të simulacionit statistikor