Ariana Grande dhe aktori Ethan Slater duket se vazhdojnë të jenë bashkë, edhe pse u panë të qëndronin larg njëri-tjetrit gjatë premierës së filmit Wicked.
Sipas mediave britanike, dyshja ka përjetuar një “ribashkim sekret” në hotelin e këngëtares në Londër, mes spekulimeve për një ndarje të mundshme.
Burime pranë çiftit kanë thënë se marrëdhënia e tyre “vazhdon të jetë e fortë”, edhe pse ata po përpiqen ta mbajnë profilin e ulët gjatë promovimit të filmit.
Grande dhe Slater u lidhën gjatë xhirimeve të Wicked dhe janë përballur me vëmendje të madhe publike që prej fillimit të romancës së tyre.







