Ballina Aktualitet Na kushtoi 260 milionë euro/ Balluku e përuroi dy muaj më parë,...

Na kushtoi 260 milionë euro/ Balluku e përuroi dy muaj më parë, rruga Qukës-Qafë Plloçë nis të shembet

114
0

Rrëshqitje dherash janë regjistruar gjatë mesditës të së mërkurës në fillim të aksit të ri rrugor Qukës-Qafë Plloçë, në një prej skarpateve të rrugës. Ngjarja ka shkaktuar shqetësim tek drejtuesit e automjeteve që qarkullonin në zonë, por fatmirësisht nuk janë raportuar dëme materiale apo në njerëz.

Kompania kontraktore ka ndërhyrë në terren për pastrimin e rrugës dhe normalizimin e qarkullimit.

Gjatë mëngjesit të sotëm, punonjësit e mirëmbajtjes kanë vijuar punimet në pjesën e sipërme të segmentit, për të parandaluar rrëshqitje të tjera të mundshme, sidomos për shkak të reshjeve të fundit.

Kujtojmë se vetëm pak javë më parë, në të njëjtin aks u shënua një tjetër incident, kur një masiv shkëmbor u shkëput dhe bllokoi për disa orë njërën korsi të rrugës.

Aksi rrugor Qukës-Qafë Plloçë, një ndër projektet më të mëdha infrastrukturore në vend, është ndërtuar për gjatë 14 viteve dhe ka një kosto totale prej rreth 260 milionë eurosh.