Ballina Aktualitet Zbulohet kush ishte ministri që kaloi pak sekonda pas atentatit ku u...

Zbulohet kush ishte ministri që kaloi pak sekonda pas atentatit ku u vra Gilmando Dani në Rinas

151
0

Të tjera të dhëna dramatike bëhen publike për mediat në lidhje me ekzekutimin mafioz të Gilmando Danit dhe shoferit të tij, agjentit të AMP-së, Muçi Shaljani.

Pamjet e publikuara tregojnë se vetëm pak sekonda pas atentatit, një autokolonë prej 4 makinash të një delegacioni zyrtar, kalojnë pikërisht pranë vendit ku ndodhi ngjarja.

Ajo ka qenë eskorta e delegacionit që ka kaluar ka qenë e ministrit të Malit të Zi.

Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e së martës, më 11 nëntor, kur persona të armatosur hapën zjarr ndaj një automjeti tip “Mercedes Benz S-Class”, duke lënë të vrarë Gilmando Danin dhe duke plagosur rëndë agjentin e AMP-së Muçi Shaljani.