Ballina Sport Shqipëria në “play-off”, kuqezinjtë me “laps e letër”, njihuni me rivalët e...

Shqipëria në “play-off”, kuqezinjtë me “laps e letër”, njihuni me rivalët e mundshëm

94
0

Pas suksesit ndaj Andorrës, nga trajneri Sylvinho, lojtarët, presidenti Duka dhe deri te tifozët kuqezi, të gjithë janë me “laps e letër” në dorë, të gjithë bëjnë llogari, për të kuptuar se cilët mund të jenë rivalët e mundshëm në fazën “play-off”. Një xhiro përpara fundit, Shqipëria ka siguruar matematikisht një biletë në për sfidat e muajit mars, por mbetet ende për t’u përcaktuar se në çfarë vazo do të pozicionohemi.

Në funksion të këtij qëllimi, ndaj Anglisë edhe pse duket një mision i pamundur, Shqipëria do të synojë të marrë pikët e para historike, pasi kurrë më parë nuk kemi arritur t’i marrin qoftë dhe një pikë ndaj “Tre Luanëve”, por këtë periudhë jemi mësuar duke thyer shumë tabu.

Një xhiro përpara fundit, duke iu referuar edhe renditjeve aktuale, Shqipëria e sheh veten për momentin në vazon e dytë, sigurisht një pozicion provizor, pasi janë për t’u zhvilluar edhe takimet e tjera. Për të përforcuar këtë pozicion, na duhet një fitore ndaj Anglisë më 16 nëntor.

Nëse do të renditemi në vazon e dytë, në mars mund të kemi rivalë si Maqedonia e Veriut, Islanda, Bosnje Hercegovina dhe Kosova, për më tepër që ndeshjen e parë në “play-off” do ta luanin në shtëpi. Sigurisht që situata mund të përmbyset në ndeshjet në vijim.