Ballina Lifestyle James Van Der Beek nxjerr në ankand kujtime nga rolet e tij...

James Van Der Beek nxjerr në ankand kujtime nga rolet e tij ikonike për të mbuluar trajtimin e kancerit

75
0

Aktori amerikan James Van Der Beek, i njohur për rolin e tij si Dawson Leery në serialin kult “Dawson’s Creek”, po ndahet nga disa prej sendeve të çmuara të karrierës së tij.

Në fillim të dhjetorit, do të mbahet një ankand i drejtpërdrejtë ku fansat mund të blejnë objekte origjinale nga rolet e tij ikonike, si varësja që Dawson i dhuroi Joey-t për mbrëmjen e maturës, e cila pritet të arrijë vlerën deri në 52,800 dollarë, si dhe veshja e tij nga episodi pilot.

Nga filmi i vitit 1999 “Varsity Blues”, do të nxirren në shitje edhe atletet dhe kapeleja origjinale West Canaan Coyotes të përdorura gjatë xhirimeve.

“I kam ruajtur këto kujtime për vite, duke pritur momentin e duhur. Me gjithë kthesat e papritura që më ka sjellë jeta kohët e fundit, kuptova se ky është momenti,” – tha aktori, i cili prej vitit 2024 po përballet me kancer kolorektal në stadin e tretë.

Ankandi do të zhvillohet nga 5 deri më 7 dhjetor dhe pritet të ngjallë interes të madh mes fansave të serialit që shënoi një epokë në televizionin amerikan.