Ballina Aktualitet SPAK merr të pandehur Majlinda Bufin

SPAK merr të pandehur Majlinda Bufin

101
0

Dosja mbyllet dhe dërgohet në gjykatë: akuzohet për “Përdorim të funksionit publik për veprimtari politike”

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka finalizuar hetimin ndaj kryetares së Bashkisë Roskovec, Majlinda Bufi, duke e marrë zyrtarisht të pandehur dhe duke e dërguar dosjen në Gjykatën e Posaçme për seancë paraprake.

Burime për portalin Timoni.al konfirmojnë se SPAK e akuzon Bufin sipas nenit 328/a/3 të Kodit Penal – “Përdorimi i funksionit publik për veprimtari politike” – një vepër që lidhet me shfrytëzimin e pushtetit vendor për interesa politike dhe jo institucionale.

Sot, dosja është regjistruar zyrtarisht në Gjykatën e Posaçme, duke vulosur përfundimin e hetimit dhe kalimin e çështjes në fazën e gjykimit. Kjo do të thotë se SPAK ka mbyllur të gjitha veprimet hetimore dhe ka vendosur se provat janë të mjaftueshme për ta çuar rastin përpara trupës gjykuese.