Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka akuzuar Kryeministrin Edi Rama dhe zëvendëskryeministren Belinda Balluku për një tjetër aferë korruptive, këtë herë lidhur me koncesionin prej 60 milionë euro për ndërtimin e “Portit të Integruar” në Vlorë.
Bardhi akuzoi qeverinë se ka përdorur të njëjtën skemë korrupsioni që, sipas tij, është vërejtur edhe në projektet e tjera publike, ai Aeroporti i Vlorës, tuneli i Llogarasë, e kudo që firmos Belinda Balluku.
Sipas tij, fituesi i tenderit paracaktohet përmes bashkimeve të kompanive, vendosen kritere që favorizojnë ofertues të caktuar, dhe pas shpalljes së fituesit, kompanitë brenda konsorciumit shesin kuotat e tyre me çmime simbolike tek një subjekt i vetëm.
“E njëjta skemë vjedhje në tendera dhe koncesione. Paracaktohet fituesi – preferohet bashkim kompanish. Vendosen kriteret favorizuese. Shpallet fituesi. Pastaj, çuditërisht, 1 ose më shumë kompani nuk duan te fitojnë para dhe shesin aksionet me vlera qesharake tek njëri nga fituesit.
Kjo nuk ka ndodhur vetëm në Aeroportin e Vlorës. Nuk ka ndodhur vetëm me Tunelin e Llogarasë. Ndodh kudo ku firmos Belinda Balluku. Natyrisht, në emër dhe me porosi të Edi Ramës. Kjo skemë skandaloze e vjedhjes së fondeve publike është verifikuar të ketë ndodhur edhe koncesionin 60 milionë euro të “Portit të Integruar” në Triport Vlorë”, shkruan Bardhi.
Reagimi i Bardhit:
Edi Rama dhe Belinda Balluku vjedhin. Dhe vjedhin shumë trashë! Kush fshihet pas koncesionit 60 milionë euro në Vlorë?
E njëjta skemë vjedhje në tendera dhe koncesione. Paracaktohet fituesi – preferohet bashkim kompanish. Vendosen kriteret favorizuese. Shpallet fituesi. Pastaj, çuditërisht, 1 ose më shumë kompani nuk duan te fitojnë para dhe shesin aksionet me vlera qesharake tek njëri nga fituesit.
Kjo nuk ka ndodhur vetëm në Aeroportin e Vlorës. Nuk ka ndodhur vetëm me Tunelin e Llogarasë. Ndodh kudo ku firmos Belinda Balluku. Natyrisht, në emër dhe me porosi të Edi Ramës. Kjo skemë skandaloze e vjedhjes së fondeve publike është verifikuar të ketë ndodhur edhe koncesionin 60 milionë euro të “Portit të Integruar” në Triport Vlorë.
Zyrtarisht, çunat e Belindës kanë shpallur pronar një pensionist, i punësuar nga kompania “Salillari”, por procedura korruptive tregon se dikush tjetër qendron si pronar real pas skemës korruptive. Një skemë në dukje e sofistikuar, por sa të germosh pak, kupton sa trashë vjedhin Edi Rama dhe Belinda Balluku.
Ja cila është skema dhe si është zhvilluar procedura për zhvatjen e 60 milionë euro nga fonde publike:
Në datë 10.08.2021 Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë shpalli koncensionin: “Për projektimin, ndërtimin dhe mirëmbajtjen e “Portit të Integruar” në Triport Vlorë, me vlerë 60 milion euro. Kompanitë që morën pjesë në këtë tender ishin tre, por fituese u shpall oferta e bashkimit të këtyre 5 subjekteve tregtare: Agbes Construction që zotëronte 33% të aksioneve, Besta 30%, Arconstudio 25%, ITE Group 8% dhe Premium Construction & Maintenance 5%.
Sipas ofertës, ky bashkim kompanish do të ndërtonte portin e ri tregtar të Vlorës me paratë e tyre dhe në këmbim qeveria do t’u paguante 60 milionë euro me këste për 7 vjet, menjëherë pas përfundimit të ndërtimit.
Në pak kohë pas fitimit të koncesionit kompanitë Agbes Construction, Arconstudio dhe Besta, i shitën kuotat e tyre tek shoqëria Premium Construction & Maintenance (u bë pronare e 92% të aksioneve), me vlera qesharaka që shkonin deri më 2500 euro për 25% të aksioneve.
Shoqëria koncensionare Premium Construction & Maintenance, rezuton se është një shoqëri me kapital fillestar prej vetëm 10 mijë lekë dhe e themeluar vetëm 2 muaj para shpalljes së tenderit të konçensionit.
Sipas dokumentave zyrtare, pronari i kësaj shoqërie rezulton shtetasi Hektor Agalliu, një pensionist, që është një punëtor i thjeshtë në firmën Salillari. Pra, rrjedhimisht i bie që është një njeri pa eksperiencë në ndërtim, pa staf, pa mjete, pa histori biznesi.
Pra, procedura zbulon skemën e pastër korruptive, me dyshime serioze për pastrim të parave të pista në sektorin publik. Një skemë që duhet të hetohet menjëherë nga SPAK, jo vetëm për të ndëshkuar zyrtarët e korruptuar, por edhe për të zbuluar se kush fshihet vërtetë pas projektit 60 milion euro.







