Kreu i PD-së, Sali Berisha ka zbuluar se mori në SPAK, ku u paraqit për zbatimin e masës detyrim paraqitje për çështjen “Partizani”, fletëthirrjen për të dëshmuar në lidhje me dosjen e 21 Janarit.
“Në këtë hetim më ftuan dhe unë do të vij do të dëshmoj”, u shpreh Berisha para Prokurorisë së Posaçme.
I pyetur nga gazetarët nëse është e premtja dita kur do të paraqitet në ambientet e SPAK për 21 Janarin, ish-kryeministri la të nënkuptohej që po, por pa zbuluar orën.
“Ja e shikoni ata njoftojnë përpara gazetarët se sa mua”, u shpreh Berisha.
I pyetur nga gazetarët në lidhje më këtë, ai ka thënë se tani që e kanë thirrur do të shkojë të dëshmojë gjithçka që di.
“Ata që s’më kanë ftuar mua kanë pasur një hall, por tani në këtë hetim më ftuan dhe unë absolutisht do vij të dëshmoj gjithçka që unë di”, ka thënë kreu i PD.
Berisha: Apartamenti im ka një derë, një hyrje dhe çdo gjë që ka ardhur aty është firmosur, është pranuar. Unë kam një zyrë.
Nëse dikush sjell njoftim pa emër, por shkruan aty PD-së, sigurisht…asgjë s’kam parë. Unë vij çdo dy javë, pse mos vija unë. Ata që s’më kanë ftuar mua kanë pasur një hall, por tani në këtë hetim më ftuan dhe unë absolutisht do vij të dëshmoj gjithçka që unë di.
Gazetarët: Për cilën ditë ju ftuan?
Berisha: Këtë do ta mësoni, kini durim.







