Armando Broja edhe në ditët e tij jo të mira, për të mos thënë më të kqija të karrierës, është një personazh që mbetet në qendër të vëmendjes.
Në këtë përballjen me Anglinë, ai ishte pika e diskutimit edhe për gazetarët anglez duke qenë një lojtarë i Premier League. Sulmuesi i Burnley u aktivizua vetëm në minutën e 75-të në ndeshjen ndaj 3 Luanëve ku në ato minuta që u aktivizua u duk shumë i motivuar për të bërë një figurë të mirë. Megjithatë me sa duket gjendja e tij psikologjike për momentin nuk është më e mira dhe është ajo që ndoshta po i kthehet në pengesë.
Si për të konfirmuar momentin e keq të tij, Broja nuk arrin as ta mbyllë ndeshjen, pëson një dëmtim që e nxjerr nga fusha me barrelë dhe me ankthin se cili do të ishte problem i tij i ri fizik.
Për fatin e mirë, nuk do të ketë asgjë për t’u shqetësuar, pasi kontrollet e mëtejshme ndaj tij konfirmojnë për një ndrydhje kaviljeje, që do ta mbajë atë vetëm pak ditë jashtë fushe. Po sipas këtyre burimeve bëhet fjalë për një dëmtim që rikuprohet brenda 4-5 ditësh. Kështu që, Broja do të mund të jetë në dispozicion të trajnerit të Burnleyt shumë shpejtë për të vazhduar sezonin normalisht.







