Ballina Aktualitet “Zhurmë për të hequr vëmëndjen nga mega skandalet”, reagon Ahmetaj: Nuk ka...

“Zhurmë për të hequr vëmëndjen nga mega skandalet”, reagon Ahmetaj: Nuk ka kërkesë të re për ekstradim, lajmi i sotëm..

80
0

Pas raportimit se ka një kërkesë për ekstradimin e Arben Ahmetajt nga Zvicra, ky i fundit ka reaguar në rrjetet sociale, duke u shprehur se kjo nuk është e vërtetë.

Ai tha se kërkesa për ekstradim ka mbi dy vite që është bërë, ndërsa tha se ka mbi një vit që hetohet një “pseudo trasnfertë” e tij.

Sipas tij “zhurma e iniciuar me qëllim nga regjimi është për të hequr vëmendjen nga mega skandalet e fundit dhe nga bashkëpunimi me krimin e organizuar dhe kartelet e drogës”.

Ndër skandalet e fundit të qeverisë është edhe marrja e pandehur zyrtarisht e zv/kryeministres Belinda Balluku nga SPAK për tunelin e Llogarasë.
Reagimi i Ahmetajt:

Një qëndrim përsa i përket lajmit të sotëm të rremë që Ministria e Drejtësisë paska dorëzuar një kërkesë të re për ekstradim, dua të sqaroj sa vijon:
1. Kërkesa për ekstradim ka mbi dy vjet që është bërë me urgjencë në 18 Gusht të vitit 2023. Ligji e përcakton që bëhet vetëm një kërkesë. Dhe sikur të kishte do të ishte në vazhdën e tymnajës…
2. ⁠Pseudo-transferta ka mbi një vit që hetohet dhe prokurori e di mirë që nuk ka asnjë transfertë midis meje dhe kujtdo tjetër, e aq më tepër biznesmenëve apo biznesmenit në fjalë. Le të ngelet si sfidë!!! Shume shpejt “përkthehet” letër-porosia.
3. ⁠Pse bëhet zhurma e iniciuar me qëllim nga regjimi??? E thjeshtë fare! Të hiqet vëmendja nga mega skandalet e fundit dhe nga bashkëpunimi me krimin e organizuar dhe kartelet e drogës.