Ballina Kronika U dërgua me urgjencë në spital, ndërron jetë 44-vjeçari në Korçë. Dyshohet...

U dërgua me urgjencë në spital, ndërron jetë 44-vjeçari në Korçë. Dyshohet se…

110
0

Një 44-vjeçar nga Korça ka humbur jetën në spital, pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme të stafit mjekësor. Sipas njoftimit zyrtar, më datë 16.11.2025, shtetasi L. M., banues në Korçë, u dërgua me urgjencë në spital, ku më pas ndërroi jetë.

Gjatë këqyrjes së trupit nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera. Nga hetimet paraprake dyshohet se viktima vuante nga disa probleme shëndetësore dhe ishte përdorues i lëndëve narkotike dhe alkoolit, çka mund të ketë ndikuar në gjendjen e tij.

Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, e cila do të vijojë me hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.