Ballina Kronika “Do të të djeg, na more nusen” – Mesazhet kërcënuese para vrasjes...

“Do të të djeg, na more nusen” – Mesazhet kërcënuese para vrasjes së Sulo Halilit!

123
0

Halla e Sulo Halilit, shqiptarit që u vra dhe u dogj brenda një makine në Greqi ka hedhur edhe më shumë dritë mbi këtë ngjarje makabër.

Ajo rrëfeu se Sulo kishte katër vite martesë me bashkëshorten e tij, Esmeraldën, dhe ishin prindër të dy fëmijëve, një vajzë dhe një djalë 40 ditësh.

Sipas saj, Esmeralda ka pasur një lidhje të mëparshme dhe pas ndarjes ishte lidhur me nipin e saj.

Pikërisht për këtë arsye, daja i ish-partnerit të Esmeraldës e kishte kërcënuar Sulon me fjalët “do të djeg të gjallë”, duke e akuzuar se i kishte marrë nusen e nipit.

Ajo u shpreh se nipi i saj nuk ishte një person konfliktual dhe se ditën e fundit kishte folur me bashkëshorten, duke i thënë se do të shkonte diku për një çështje patente.

Sipas saj, Esmeralda, e cila është e dobët nga ana shëndetësore pas operimit të fundit, ka dhënë deklarimet e saj në polici dhe nuk ka komunikuar me askënd tjetër.

Ajo u njoftua për humbjen e Sulos që nga data 5, ndërsa identiteti i tij u konfirmua përmes ADN-së.

Sipas asaj që u tregua, familja nuk ka ende asnjë informacion të saktë mbi mënyrën se si ka ndodhur ngjarja dhe është në pritje të hetimeve.

Halla e viktimës theksoi se automjeti ku u gjet trupi ishte i vjedhur, ndërsa makina e Sulos u gjet gjysmë ore larg fshatit.