Ballina Kronika Vendimi i GJKKO: Lirohen Ish shefi i Operacionales dhe ish prokurori i...

Vendimi i GJKKO: Lirohen Ish shefi i Operacionales dhe ish prokurori i Kukësit! Bistri e Lita shlyen dënimin me paraburgimin

124
0

Sot Gjykata e Posaçme pas një seance që zgjati 5 minuta dhe më pas trupa gjykese u mblodh në Dhomë këshillimi për më shumë se 4 orë doli me vendim lidhur me anëtarët e grupit kriminal të arrestuar në kuadër të dosjes “Metamorfoza’

38 vite në total janë dënuar 5 anëtarët, ndërsa për ish shefin e forcave operacionale në policinë e shtetit, Oltion Bistri iu shua masa dhe u urdhërua lirimi i menjëhershëm nga qelia.

Oltion Bistri u dënua me 2 vite burg për zbulim të të dhënave sekrete, ndërsa u shpall i pafajshëm për akuzën e korrupsionit dhe pastrimit të parave. Prej ditës së sotme ai lirohet menjëherë nga qelia pasi iu njoh shlyrja e dënimit gjatë kohës së paraburgimit.

Ish kryeprokurori i Kukësit Xhevair Lita u dënua me 5 vite burg dhe me gjykim shkurtuar dënimi zbriti në 3.4 vite. Më pas gjykata shuajti masën e arrestit me burg dhe urdhëroi lirimin e menjëhershmëm për shkak të shlyerjes së dënimit.

Trupa gjykuese e përbërë mga Etleva Deda, Irena Gjoka dhe Flora Hajredinaj u mblodh në dhomë këshillimi për gati 4 orë për të dalë më pas me dënimet për të arrestuarit për fraksionin e ndarë të dosjes “Metamorfoza”