Ballina Kronika Vrau me hanxhar 20-vjeçarin Stiven Toshezi, Gjykata e Apelit dënon me 12...

Vrau me hanxhar 20-vjeçarin Stiven Toshezi, Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg Aksel Hoxhajn

104
0

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka dënuar me 12 vite burg Aksel Hoxhën, i fajësuar për vrasjen e 20-vjeçarit Stiven Toshkezi. 

Vendimi i Apeli ka zbutur masën e dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë me 18 vite burg. 

Toshkezi u godit për vdekje me thikë (hanxhar) pas shpine. Ngjarja ndodhi në prill të vitit 2023 afër gjimnazit Partizani, ndërkohë për krimin në pranga veç Axel Hoxhajt ra edhe shoku i tij, Enzi Maze. 

Sherri mes Hoxhajt dhe Stiven Toshkezit kishte nisur disa ditë më parë për një vajzë, e cila ishte e dashura e 20-vjeçarit që mbeti viktimë. 

Ngjarja e ndodhur atë natë ishte e mbushur plotë mister, pasi ende nuk është bërë e ditur se kush i largoi me makinë 2 autorët nga vendi i ngjarjes.