Ballina Opinion Kozma Dushi dhe lufta në Vietnam

Kozma Dushi dhe lufta në Vietnam

86
0

Nga Agim Xhafka 

Ka vite që Rama më bën të qesh. Nuk gënjej që dhe më gajas. Qysh në vitin 2013 kur bënte fushatë e mes të tjerash premtonte se tvsh-në për energjinë elektrike do na i bënte 6%. Bëri Nikon deri kryetar parlamenti e popullit ia uli lesh pagesën. Kështu rendi nëpër 12 vite, si marathonomak. Nga beteja në betejë, sorry, nga gënjeshtra në gënjeshtër. Së fundi mësuam që paska 5 gjyshe dhe se ne do të hyjmë në Evropë për herë të 12-të. Çdo vit hyjmë dhe ngecim atje. Ngecin emigrantët shqiptarë që lenë atdheun sikur jemi në luftë. E pas këtyre habereve ngazëllyese nuk kemi ç’të bëjmë. Të qeshim e t’i themi Ramës si Kadri Roshi Protopapës:

-A na e puth pak prapanicën!

Por sot pas takimeve në Bruksel dhe përqafimeve me motrën Meloni më erdhi ndër mend Kozma Dushi. Kozi i viteve kur vendi qe si sot. Mysybet d.m.th. Me varfëri, me tallona, ama me lajme e këngë lumturie. Te Akademia e Arteve kishte shkuar një zyrtar e mes halleve tona ai gjeti temën për të folur: “Lufta në Vietnam”. Dërr-dërr-dërr e në fund donte pyetje nga dëgjuesit. Ngriti dorën Kozmai. Në kokë i lëvrinin një mijë mungesa, për jetën mizerje, për njerëzit e uritur, për televizorët që kapnin veç Tiranën, për… Por nuk iu afrua këtyre se e dinte që do e çonin drejt e në burg. Ndaj gjeti një pyetje “artistike”, por që përmblidhte krejt jetën shqiptare.

-O, ti i komitetit, mirë e qëndise për luftën në Vietnam. Të dëgjova me vëmendje. Po a e di ti o i komitetit se ne po flemë nëpër pemë? E di? Ja kaq kisha.

Tani kur flet Rama për futjen në BE sërish dëgjohet një Kozma tjetër. Që mes premtimeve të kryeministrit bërtet me të madhe:

-Erdhi, erdhi uji i Selitës!