Ballina Politika Spahiu: SPAK ka siguruar prova që vrasjet e 21 janarit ishin krim...

Spahiu: SPAK ka siguruar prova që vrasjet e 21 janarit ishin krim i urdhëruar shtetëror

76
0

Teksa kreu i PD Sali Berisha do të paraqitet nesër në SPAK për 21 janarin, juristi Kreshnik Spahiu tha SPAK ka siguruar prova që vrasjet e 21 janarit ishin krim i urdhëruar shtetëror.

Në një lidhje skype për emisionin ‘Repolitix’ ai tha tani duhet që të gjendet e kush është personi që ka urdhëruar për të qëlluar ndaj protestuesve.

‘Unë mendoj se prokuroria ka prova se vrasja e 21 janarit është krim shtetëror dhe është kryer me urdhër. Por çështja është a do të jetë e aftë prokuroria që të gjejë prova nga kush. Prokuroria e ka konsoliduar pazullin që kemi të bëjmë me krim shtetëror por nëse do të arrijë që të dal se kush është ai që ka urdhëruar kjo mbetet për tu parë. Kjo është më e rëndësishme se nuk mjafton që të thuhet thjeshtë që është krim shtetëror’, tha ai.

Një koment e pati edhe për Reformën Zgjedhore. Spahiu deklaroi se Berisha dhe Rama do të bëjnë një Kod të ri Zgjedhor për t’u hequr kështu mundësin çdo partie të re politike që të hyjë në zgjedhje.
‘Politika shqiptare vendimmarrjet më të keqe i kanë marr në periudhë krishtlindjes, Kushtetuta do ndryshohet me konsensus Rama dhe Berisha në fund të këtij viti do ta bëjnë këtë. Ata do të realizojnë një Kod të ri Zgjedhor për tu hequr mundësin çdo partie të re politike. Ata do të krijojnë filtrat e tyre si është referendumi, sepse ligji është i tillë që nuk e lejon kurrë popullin që të shkojë në referendum’, tha ai.