Ballina Ekonomia Raporti, cash “mbretëron” në Shqipëri, 90% e pagesave me para në dorë

Raporti, cash “mbretëron” në Shqipëri, 90% e pagesave me para në dorë

90
0

Një raport i ri global për vitin 2025 e rendit Shqipërinë në vendin e katërt në botë për përdorimin e parasë fizike, me 90% të transaksioneve të përditshme që kryhen në “cash”. Kjo e vendos vendin përkrah disa prej ekonomive më të varfra dhe më pak të dixhitalizuara të globit, si Myanmar (98%), Etiopia (95%) dhe Gambia (95%).

Shqipëria, përkrah vendeve me infrastrukturë të kufizuar bankare

Sipas indeksit të publikuar nga Forex.se, i cili përfshin burime nga Statista, Numbeo, Cash Essentials, G4S, Euro Monitor, World Bank, Statrys dhe Federal Reserve niveli i lartë i përdorimit të parasë fizike në Shqipëri lidhet ngushtë me faktorë si niveli i ulët i përfshirjes bankare, penetrimi i kufizuar i internetit në zonat rurale, dhe mungesa e infrastrukturës për pagesa digjitale, veçanërisht terminalet POS për bizneset e vogla.

Në të njëjtin nivel me Shqipërinë (90%) ndodhen edhe Kamboxhia, Laosi, Libani, Nepali dhe Pakistani, duke treguar varësi ndaj pagesave në dorë. Për krahasim, Iraku dhe Irani ndodhen pak më poshtë, me 85% të transaksioneve në “cash”.