Ballina Politika Pse Ndrea Prendi doli me sy të nxirë një ditë pas 21...

Pse Ndrea Prendi doli me sy të nxirë një ditë pas 21 janarit? Përgjigjet më në fund Sali Berisha

180
0

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha u pyet për më shumë se dy orë nga SPAK për dosjen e 21 janarit.

Nga gazetarët Berisha u pyet edhe për një cështje që ende nuk ka marrë shpjegim, “pse shefi i Gardës, Ndrea Prendi u shfaq me sy të nxirë”.

Pyetje: Shefi i gardës, Ndrea Prendi u shfaq në publik me sy të nxirë, pse?

Berisha: Çfarë ka ndodhur e shpjegon vetë secili. Ndrea Prendi ka qenë në krye të detyrës gjatë gjithë ditës dhe në vlerësimin tim ai ka bërë të pamundur për të bërë detyrën ligjore.