Ballina Politika Bardhi: Shkarkimi i menjëhershëm i Belinda Ballukut dhe dorëheqja e Edi Ramës,...

Bardhi: Shkarkimi i menjëhershëm i Belinda Ballukut dhe dorëheqja e Edi Ramës, janë e vetmja rrugë! Të çlirohet Shqipëria nga sistemi i korruptuar!

111
0

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar pasi Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka pezulluar nga posti i zëvendëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Ballukun, dhe i ndaluar daljen jashtë territorit të Shqipërisë.

Teksa e ka cilësuar ditën e sotme si një ditë të mirë për luftën ndaj korrupsionit, Bardhi thekson se të humburit e mëdhenj janë Edi Rama e Belinda Balluku.

“Ata në asnjë moment nuk manifestuan përgjegjësi dhe moral. Madje tentuan me forcë të mbrojnë aferat e të mbanin me thonj postin për të penguar drejtësinë. Dhe sot u turpëruan”, shkruan Bardhi.

Deputeti demokrat shkruan se PD do vijojë luftën kundër uzurpatorëve të korruptuar, ndërsa thekson se “shkarkimi i menjëhershëm i Belinda Ballukut dhe dorëheqja e Edi Ramës, janë e vetmja rrugë për të çliruar Shqipërinë nga sistemi i korruptuar qeverisës që është ndërtuar në këto 12 vite”.

Reagimi i Gazment Bardhit:

Rënia e Belinda Ballukut është çelje kapitulli, jo përrallat e Ramës!

Sot është një ditë e mirë për luftën ndaj korrupsionit, për llogaridhënien dhe transparencën.  Të fituar janë qytetarët e dëmtuar në taksat e tyre të vjedhura, të fituar janë ata që luftuan e denoncuan. Tē humburit e medhenj janë Edi Rama e Belinda Balluku, dhe duartrokitësit e tyre në Kuvend, të cilët humbën rastin për të treguar se janë në nivelin e qytetarëve të vendit. Ata në asnjë moment nuk manifestuan përgjegjësi dhe moral. Madje tentuan me forcë të mbrojnë aferat e të mbanin me thonj postin për të penguar drejtësinë. Dhe sot u turpëruan.

Ky i sotmi është një hap i mire. Por drejtësia për abuzimet qindra milioneshe në vendin më të varfër të Europës, për krimet elektorale, për mbajtjen e pushtetit me dhunë, për lidhjet me krimin, ka ende rrugë përpara për të bërë.

Ne do të qëndrojmë deri në fund, derisa shqiptarët të çlirohen nga këta uzurpatorë të korruptuar. Shkarkimi i menjëhershëm i Belinda Ballukut dhe dorëheqja e Edi Ramës, janë e vetmja rrugë për të çliruar Shqipërinë nga sistemi i korruptuar qeverisës që është ndërtuar në këto 12 vite.