Ambasada e SHBA në Tiranë ka bërë një njoftim të rëndësishëm për qytetarët duke treguar se cilat janë kanalet e vetme zyrtare të saj.
Ambasada e SHBA përmes një postimi në rrjete sociale duket se tregon që i druhet sulmeve kibernetike ndërsa thekson se vlerëson angazhimin e vazhdueshëm me ndjekësit.
Sakaq, në postim Ambasada e SHBA në Tiranë paralajmëron që ndjekësit të jenë të kujdesshëm kur të ndërveprojnë me profile ose mesazhe që pretendojnë se përfaqësojnë vetë ambasadën.
“Ne e vlerësojmë angazhimin e vazhdueshëm me ndjekësit tanë. Për të siguruar një komunikim të sigurt, duam t’ju kujtojmë se kanalet tona të VETME zyrtare janë:
Facebook: @usembassytirana
Instagram: @usembassytirana
X: @USEmbassyTirana
Youtube: @USEmbassyTirana
website: al.usembassy.gov
Ju inkurajojmë të jeni të kujdesshëm kur ndërveproni me profile ose mesazhe që pretendojnë se na përfaqësojnë ne. Siguria online ka rëndësi për të gjithë ne.”-shkruan Ambasada e SHBA në Tiranë.



