Ballina Politika Berisha zbulon “kushtet” e Belinda Ballukut në takimin 7 orësh në Kryeministri:...

Berisha zbulon “kushtet” e Belinda Ballukut në takimin 7 orësh në Kryeministri: T’i drejtohet në emër të KM…

47
0

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zbuluar kushtet që Belinda Balluki ka vendosur në takimin 7 orësh me kryeministrin Edi Rama, pasi ajo u pezullua nga detyra me vendim te GJKKO.

Me anë të një postimi në Facebook, Sali Berisha thotë se në atë takim “sipas veshëve të mureve ato kanë qenë tejet të ashpra, me kërcënime të ndërsjella, madje dhe më shumë”. Sipas asaj që shkruan Sali Berisha, kushtet e Belinda Ballukut janë tre:

1-Kërkesa e Ballukut për të shtyrë 72 orë zbatimin e vendimit, gjë të cilën Rama nuk e ka marrë përsipër dhe telefonatat e Uluziut kanë qenë pa fat.

2-Kërkesa e Lubisë që Këshilli i Ministrave dhe jo ajo personalisht t’i drejtoheshin Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e vendimit të GJKKO-së.

3-Ndalimi i korit të linçimit të Lubisë në mediat e kontrolluara nga Rama, me në krye Top Channel-in.

Reagimi i Berishes

Cilat ishin çështjet e debatit 7-orësh me të thirrura Rama–Balluku

Miq, vështirë të zbërthehen bisedimet e djeshme 7-orëshe Rama–Lubia në zyrën e Ramës.

Por një gjë është e sigurt: sipas veshëve të mureve ato kanë qenë tejet të ashpra, me kërcënime të ndërsjella, madje dhe më shumë. Ndër të tjera, në takim janë diskutuar:

1.Kërkesa e Ballukut për të shtyrë 72 orë zbatimin e vendimit, gjë të cilën Rama nuk e ka marrë përsipër dhe telefonatat e Uluziut kanë qenë pa fat.

2.Kërkesa e Lubisë që Këshilli i Ministrave dhe jo ajo personalisht t’i drejtoheshin Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e vendimit të GJKKO-së.

3.Ndalimi i korit të linçimit të Lubisë në mediat e kontrolluara nga Rama, me në krye Top Channel-in.

Të gjitha këto janë disa nga kushtet që Lubia të mos hapë zemrën para “SKAP-it të partisë” dhe të faktojë me dokumenta se tuneli i Llogarasë dhe aeroporti i Vlorës janë zbatim i përpiktë i urdhrit direkt të Edi Ramës. Nuk dihet mirë roli i Uluziut, që u thirr dëshmitar i divorcit politik dhe kacafytjeve verbale 7-orëshe Rama–Balluku.