Ballina Politika ‘Duhet t’i hedhë ca ujë surratit e jo kos’, Boçi: Rama të...

‘Duhet t’i hedhë ca ujë surratit e jo kos’, Boçi: Rama të kthjellohet, të largohet bashkë me zëvendësen e tij!

34
0

Nënkryetari i PD, Luçiano Boçi nuk e ka kursyer ironinë ndaj kryeministrit Edi Rama, teksa GJKKO ka pezulluar nnga detyra një ditë më parë zëvendësen e tij, Belinda Balluku.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, Boçi teksa me nënkuptim iu ka referuar takimin të liderëve të rajonit, ku mori pjesë edhe Komisionerja e Zgjerimit të BE, Marta Kos, shkruan se kryeministri i vendit, sa herë që gjendet në vështirësi ‘lan fytyrën me Kos’, shprehje që lë të nënkuptojë, tërheqjen e vëmendjes nga skandalet qeveritare.

‘Rama sot duhet t’i hedhë ca ujë surratit e jo kos, e të kthjellohet që është kreu i çdo afere korruptive e të mos presë që të jemi gati për në Europë më 2027, por të largohet bashkë më zëvendësen e tij’, shkruan Boçi.

Sipas ligjvënësit demokrat, në Europë integrohesh përmes vlerave, me drejtësi e me shtet, jo me korrupsion, padrejtësi e narko-shtet!

Statusi

Sa herë që Rama gjendet në vështirësi lan fytyrën me Kos.

Sot bashkë po na “mësojnë” që rakia zihet nga rrushi.

Ndërsa Kos po merr mësime si përlahen me një dorë 50 milion euro.

Rama sot duhet t’i hedhi ca ujë surratit e jo kos, e të kthjellohet që është kreu i çdo afere korruptive e të mos presi që të jemi gati për në Europë në 2027, por të largohet bashkë më zëvendësen e tij.

Në Europë hyhet me vlera, me drejtësi e me shtet, jo me korrupsion, padrejtësi e narko-shtet!

Nuk hyhet as me kos në katror!