Ballina Politika ‘Belindën kurban, veten kushtetutë’, Berisha paralajmëron Ramën: Asgjë s’të shpëton!

‘Belindën kurban, veten kushtetutë’, Berisha paralajmëron Ramën: Asgjë s’të shpëton!

28
0

Në një reagim në rrjetet sociale, kreu i PD, Sali Berisha, u shpreh se Rama po ndjen rrezikun dhe “i nxjerr dhëmbët drejtësisë”, duke e akuzuar se po përpiqet të shpëtojë veten nga hetimet.

Sipas Berishës, deklaratat e fundit të kryeministrit, ku ai paralajmëroi për “kufirin kushtetues mes pushteteve”, tregojnë qartë se Rama po dërgon sinjale presioni ndaj drejtësisë, ndërsa sakrifikon të tjerët për të mbrojtur veten.

Postimi:

Rama ndjen rrezikun, i nxjerr dhëmbët drejtësisë! Miq, Edi Rama është i tmerruar nga Lubi Balkuku dhe SMS-të që i ka derguar Ervis Berberit për tunelin e Palloshit të gjatë.
Pasi u betua se do respektojë drejtësinë ai paralajmeroi se: “Sa të jem unë këtu, nuk do të shihni luftëra me drejtësinë apo akuza. Por ka një kufi, kufirin kushtetues mes pushteteve të pavarura, dhe nëse lejojmë shkeljen e tij, kemi humbur diçka themelore për rendin kushtetues të republikës.” Me fjalë të tjera Rama i thot Belindën kurban po harroni mua sepse unë jam kushtetuta dhe mjerë kusht të kaloj kufirin. Edvin asgjë në botë nuk të shpëton nga krimet tua të renda.