Analisti, Fitim Zekthi, ka deklaruar se kryeministri Edi Rama nuk ka interes që të ketë pjesë në kabinetin e tij njerëz që kanë akuza për korrupsion.
I ftuar në studion e News24, Zekthi u shpreh se kreu i qeverisë do të preferonte që Balluku ishte larguar vetë nga post ndërsa ka shtuar se Rama nuk mund ta shkarkojë vetë nga detyra pasi ajo ka pushtet brenda partisë.
“Politikisht kryeministri, nuk ka interes që një njeriu i tij të jetë i akuzuar për korrupsion. Kryeministri ka interes që sapo akuzohet një zëvendës kryeministër ta nxjerrë jashtë, dhe ta nxjerrë jashtë përpara se të akuzohet.
Kështu që në këtë rast kryeministri do të donte që Balluku të largohet me vullnet të lirë.
Ajo nuk kërkon të largohet dhe ky nuk ka fuqi ta shkarkojë kjo duket qartë. Nuk ka fuqi sepse ajo mund të ketë pushtet brenda partisë. Fakti që ajo nuk largohet dhe fakti që ajo nuk e shkarkon, ajo tregon që na ka një pushtet, ajo duket qartë. Nuk do të donte një kryeministër në botë që të do një që një ministër të ishte i akuzuar për korrupsion nga gjykata”, tha Zekthi.







