Ballina Kronika Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, 1 i vdekur dhe disa...

Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, 1 i vdekur dhe disa të plagosur

32
0

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Rrugën e Kombit, në segmentin Milot-Kalimash, pranë qytetit të Rrëshenit.

Një kamion është përplasur me një automjet tip veturë, dhe si pasojë e përplasjes së fortë, një person ka humbur jetën, ndërsa disa të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Aksidenti i rëndë dyshohet se ka ndodhur për shkak të rrugës së lagësht dhe shpejtësisë së madhe.

Policia ka nisur hetimet në lidhje me aksidentin e rëndë, ndërsa të plagosurit janë dërguar në spital.