Ballina Kronika Balluku qëndroi gati 40 minuta në GJKKO, shtyhet seanca për njohjen me...

Balluku qëndroi gati 40 minuta në GJKKO, shtyhet seanca për njohjen me masat e sigurisë. Ja arsyeja

45
0

Ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku ka qëndruar gati 40 minuta në ambientet e GJKKO ku po mbahej seanca për njohjen me masat e sigurisë, për të dhe dy vartësit e saj të akuzuar, Gentian Gjyli e Erald Elezi.

Seanca është shtyrë për dy orë, pasi avokatët kanë kërkuar që të njihen me aktet e dosjes.

Nuk dihet nëse Balluku do të paraqitet sërish në GJKKO pas dy orësh.