Trajneri i Milanit, Massimiliano Allegri iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve para derbit ndaj Interit.
“Është një ndeshje historike dhe emocionuese. Interi dhe Napoli janë favoritët për titullin, por derbi gjithmonë ka rregullat e veta. Duhet të jemi të fokusuar dhe të shmangim gabimet si ato në Parma.
Allegri konfirmoi se lojtarët janë kthyer nga kombëtaret dhe se skuadra ka punuar mirë gjatë javës: “Leao dhe Pulisic mund të startojnë nga minuta e parë. Athekame dhe Gimenez kanë probleme fizike, por të tjerët janë në formë të mirë. Pavlovic dhe Bastoni do të vendosen në ditën e ndeshjes.”
“Kthimi i tifozëve në stadium ka ndihmuar shumë. Në momente të vështira, mbështetja e stadiumit është vendimtare.
Allegri vuri në dukje potencialin e sulmuesve të Interit: “Lautaro është një nga më të fortët në botë, duhet vëmendje e veçantë ndaj tij, Thuram, Bonny dhe Esposito. Interi ka një park sulmues shumë të fortë.”
“Derbi kërkon emocion dhe adrenalinë e duhur. Fitimi i tij ndryshon humorin e javës. Duhet fokus, por edhe guxim për të luajtur ndeshje të tilla të rëndësishme.”







