Ballina Kulturë Mrekullia e gjuhës arbërore (shqipe) dhe sfidat e saj përgjatë historisë

Mrekullia e gjuhës arbërore (shqipe) dhe sfidat e saj përgjatë historisë

31
0

Nga Gjon Keka 

Gjuha është një mjet i domosdoshëm komunikimi për vetëdijen kombëtare e shpirtërore ,por edhe për simbolikën europiane që ka në thelbin e saj për t’iu bashkuar mendjes dhe shpirtit të përbashkët të familjes së gjuhëve të botës dhe civilizimit.

Me anë të gjuhës njeriu e zhvillon vetëdijen e tij, botën e tij të mendimit, shpirtin e tij , kombin e tij ,shtetin e tij ,shkencën e tij ,kulturën e tij,shoqërinë etj etj.

Edhe pse gjuha jonë arbërore konsiderohet si një nga gjuhët e lashta të këtij kontinenti ajo pati sfidat e saj përgjatë historisë. Përballja e saj më stuhitë e kohës i shkaktuan moszhvillimin e botës së saj të mendimit, të fjalës, të shkrimit, shkencës etj. Ishin pushtuesit e ndryshëm dhe armiqtë e brendshëm që i qëndroinin si ujqërit mbi kokë për të mos e lënë që ky komb,ky popull, kjo gjuhë të ngritej, të zhvillohej ,të prodhonte frytet e saj brenda vetë familjes së kontinentit europian.

Por, edhe përkundër këtyre sfidave ,këtyre pengesave gjuha mbeti e gjallë sidomos në zemrat, mendjet dhe gjakun e pastër iliro-arbëror europian(Duhet veçuar kwtu se ata qw e kanw ruajtur tw pastwr gjuhwn arbwrore tww Gjergj Kastriotit janw pikwrisht arbwreshwt qw edhe sot e flasin aq wmbwl gjuhwn amwtare)

Ata e ruajtën atë brenda shpirtit të tyre kombëtare e human, e nxorën atë në perudha të ndryshme historike për të treguar se kjo gjuhë nuk vdes, se kjo gjuhë i ka rrënjët si ajo Pema afër detit apo lumit dhe se nëse jo sot nesër ajo do t’i jeptë frytet e saj dhe do të njihej nga bota si një gjuhë e martirizuar që i ka qëndruar të gjitha stuhive të kohërave dhe sërish ka mbetë ajo gjuhë që e kanë fol paraardhësit tanë sikur ishin: Aleksandri(Leka),Pirro, Gjergj Kastriotit(Skënderbeu), Pal Engjëlli, Pjetër Bogdani, Gjergj Fishta, Ismail Qemali, Luigj Gurakuqi,Idriz Seferi, Nënë Tereza, Ibrahim Rugova dhe ne brezat e sotëm që flasim ende gjuhën që na lanë të parët tanë.

Pikërisht për të treguar orientimin perëndimor të kombit tonë si më parë p.sh. Formula e Pagëzmit e Pal Engjëllit (1462) ashtu edhe kuvendet arbërore dhe botimet e ndryshme në këtë gjuhë,si dhe më pas përcaktimi saj i natyrshëm në Kongresin e Manastirit(1908) tregon se gjuha jonë ashtu si rrënjët ë saj ,kultura e saj dhe fati i të ardhmes së saj është brenda familjes së kombeve te civilizuara europiane dhe botërore.

Duhet ditur se kur u bënë përpjekjet e përcaktimit të gjuhës shqipe, vendi pothuajse vetëm sa kishte filluar të ringjallej nga vdekja e saj e dukshme nën pushtuesin otoman ,prandaj Gjergj Fishta dhe të tjerët duhej të ndërmerrnin përpjekjet e tyre për ringjallje edhe pse përpara ishte një mal me pengesat më të rrezikshme dhe të vështira dhe të grumbulluara për shkak të pengesave dhe fatit që nuk kishte qenë në anën e kombit tonë në atë kohë.

Me anë të kësaj Gjergj Fishta gjeniu poet dhe patriot arbëror sëbashku me të tjerët arritën ta lidhin gjuhën shqipe me fatin e saj të rrënjëve të së kaluarës dhe të fryteve të saj për të ardhmen brenda familjes europiane duke e përcaktuar kështu qartë edhe orientimin e plotë e të natyrshëm të vetë kombit tonë i cili po dilte ngadal nga errësira në dritën e saj të pavarësisë dhe lirisë e rilidhjes me familjen e saj të natyrshme te kombeve europaine pas një ndarje rreth pesë shekujsh nën pushtuesin otoman.

Ky hap i tyre ishte patriotizëm i fuqishëm dhe i ndershëm që e mishëroj atë konceptin e vjetër të Gjergj Kastriotit ,Pal Engjëllit e Pjetër Bogdanit etj., pra konceptin e “njeriut të mirë arbëror” i cili jo vetëm e ruan identitetin e tij,por edhe fytyrën dhe rrënjët e tij si dhe i trason brezave të ardhmen e sigurt brenda familjes se kombeve të civilizuara, respektivisht familjes së përbashkët europiane.

Nga ajo kohë gjuha arbërore(shqipe) nuk ishte më vetëm një gjuhë e familjes, e fiseve, e kuvendeve, e odave, por u bë gjuhë e shkencës e dijes, e përkthimeve nga gjuhë të ndryshme, kështu ajo ngadal po e zinte vendin e saj ne trungut e përbashkët të familjes europiane dhe botërore të gjuhëve.

Sot,pas kalimit triumfal të të githa këtyre sfidave të gjuhës sonë, ka tendenca të rikthimit të fantazmave të zhdukura të pushtuesve, ose të ideologjive fetare prapanike, sikur tentohet që në vend të gjuhës shqipe(gjuhës amëtare) ata duan ta instalojnë një gjuhë të huaj që vetëm mendjet e tyre ideologjike fetare mendojn se është gjuhë e vetme që duhet folur e shkruar pra gjuhën me të cilën flet libri i tyre ideologjik fetar islamik. Edhe këtë sfidë që ka dal shpresoj populli i Kosovës dhe tërë kombi ynë ta kalojë dhe të kapet më fortë për gjuhën amëtare të tij se sa për gjuhët ideologjike fetare të huaja që qëllimin e vetëm e kanë sundimin nëpërmjet gjuhës,ideologjisë fetare dhe iluzioneve primitive që nuk na lidhin asgjë me ta dhe as nuk kanë asnjë vlerë për ne që jemi pjesë e një bote krejt tjetër, botës së dritës,humanizmit dhe civilizimit të përbashkët të familjes europiane.