Nga Sulejman Mehazi
– E vetmja gjë që bie ndesh me Alfabetin tonë është dituria, arsimimi, edukata, mençuria e dashuria;
– Alfabetin e Manastirit më shumë e festojmë sesa e lexojmë, përkundrazi, më shumë duhet lexuar sesa festuar;
– Fshetësia më e madhe e 36 shkronjave shqiptare është, se, duhet përkëdhelur, permendur, lutur 24 orë radhazi, për t’na zbuluar diamantet e mëdha diturake;
– Nëse gjendja faktike e reale shqiptare s’përputhet me 36 Shkronjat e Alfabetit, atëherë 36 shkronjat bëhen të pavlefshme për ne;
– Djallëzia më e madhe e 36 Shkronjave është dobësimi i popullit shqiptar;
– Kur Alfebeti i Manastirit do e merr formën e zarfit pa adresë, atëherë dhe shqiptarët do të marrin formën e populli pa adresë lirie;
– Përmallimi më i flaktë i Alfabetit të Manastirit është shpirti dhe mendja shqiptare;
– Fajtorë të medhenj për të këqijat tona janë të mirat e 36 Shkronjave të Alfabetit;
– Gjithë dijetarët e mëparshëm shqiptarë vdiqën, por 36 shkronjat i lanë të pavdekshme e të përjetëshme;







