Ballina Rajoni Tërmetet që “shkundën” Santorinin/ Shkencëtarët zbulojnë shkakun e lëkundjeve të shumta

Tërmetet që “shkundën” Santorinin/ Shkencëtarët zbulojnë shkakun e lëkundjeve të shumta

29
0

Shkencëtarët kanë zbuluar se dhjetëra mijëra tërmete që goditën ishullin grek të Santorinit më parë këtë vit u shkaktuan nga magma që lëvizte në një kanal nëntokësor për rreth tre muaj.

Aktiviteti sizmik, që filloi në janar 2025 nën ishujt Santorini, Amorgos dhe Anafi, përfshiu më shumë se 25 mijë tërmete, shumë prej tyre mbi magnitudën 5.0, duke shqetësuar banorët dhe turistët. Shumë vizitorë u larguan nga ishujt, ndërsa vendasit frikësoheshin se vullkani Kolumbo mund të shpërthente ose se këto lëkundje paralajmëronin një tërmet më të madh si ai i vitit 1956 me magnitudë 7.7.

Studiuesit përdorën fizikën dhe Inteligjencën Artificiale për të analizuar çdo tërmet si një sensor virtual dhe krijuan një hartë 3D të Tokës rreth Santorinit. Analiza zbuloi se ngjarja u shkaktua nga lëvizja horizontale e magmës midis Santorinit dhe vullkanit Kolumbo përmes një kanali 30 km të gjatë, më shumë se 10 kilometra nën shtratin detar. Vëllimi i magmës ishte mjaftueshëm i madh për të mbushur rreth 200 mijë pishina olimpike.

Shkencëtarët theksuan se kjo “intruzion magmatik” shkatërroi shtresat e shkëmbinjve, duke shkaktuar mijëra tërmete. Aktualisht aktiviteti duket se ka mbaruar, por vullkanet mund të hyjnë në periudha të zgjatura paqëndrueshmërie që zgjasin vite me radhë.

Përdorimi i Inteligjencës Artificiale së bashku me fizika bazike të shtresës tokësore mund të transformojë monitorimin dhe parashikimin e aktivitetit vullkanik, duke ndihmuar në mbrojtjen e banorëve në zonat sizmikisht aktive.