“Ne shpëtuam 17 fëmijë dhe adoleshentë nga sekti ultra-ortodoks hebre Lev Tahor. Kishte alarme ndërkombëtare për krime kundër të miturve që lidhen me këtë komunitet”, tha agjencia e emigracionit.
Sipas policisë, fëmijët janë të kombësive të ndryshme nga Guatemala, amerikanë dhe kanadezë. Ata theksojnë se disa nga fëmijët mund të jenë rrëmbyer dhe se ky operacion ka të bëjë me një rast të trafikimit të qenieve njerëzore nën maskën e doktrinës fetare.
Sekti, i themeluar në vitet 1980, praktikon një version radikal të judaizmit, i cili në veçanti përcakton që gratë duhet të jenë të mbuluara nga koka te këmbët me rroba të zeza. Në dhjetor 2024, autoritetet në Guatemalë njoftuan se kishin shpëtuar 160 fëmijë gjatë një operacioni në jug, për shkak të dyshimeve për trafikim të qenieve njerëzore.







