Ballina Europë Rrjedhje e informacionit konfidencial në media/ Jep dorëheqjen Prokurori i Përgjithshëm

Rrjedhje e informacionit konfidencial në media/ Jep dorëheqjen Prokurori i Përgjithshëm

52
0

Prokurori i përgjithshëm i Spanjës, Garcia Ortiz njoftoi dorëheqjen e tij të hënën pasi Gjykata e Lartë e shpalli fajtor javën e kaluar për rrjedhjen e informacionit konfidencial në lidhje me partneren e një politikani të opozitës. Ortiz tha se vendimi i tij për të dhënë dorëheqjen erdhi nga respekti i thellë për vendimet gjyqësore.

“Ne e respektojmë vendimin e gjykatës, por nuk pajtohemi me të”, tha zëdhënësja e qeverisë Pilar Alegría. Ajo shtoi mungesa e unanimitetit dhe një vendim të plotë ka vendosur një precedent shqetësues dhe ka shkaktuar zhgënjim në publik.

Çështja filloi në muajt e parë të vitit 2024, kur sistemi i drejtësisë po hetonte Alberto Gonzalez Amador nën dyshimin për mashtrim tatimor, nga i cili ai fitoi 350,000 euro, gjatë pandemisë Covid-19.

Në mars të vitit 2024, disa media publikuan informacione rreth çështjes dhe në veçanti diskutimet që zyra e prokurorit të Madridit pati me avokatin e Gonzalez Amador për të arritur një marrëveshje midis tyre.