Ballina Aktualitet Çudit psikologia shqiptare: Një herë falet tradhtia! Ka punë me Zotin, jo...

Çudit psikologia shqiptare: Një herë falet tradhtia! Ka punë me Zotin, jo me njerëzit

17
0

Psikologia Ikballe Huduti ka habitur me deklaratat e saj në emisionin Dita Jonë në A2 CNN, ku foli për tradhtinë, moralin dhe rolin e fesë në gjykimin e veprave të njerëzve. Ajo u shpreh se edhe një vajzë apo grua e mbuluar “mund të bëjë mëkat si çdo njeri tjetër”, duke theksuar se askush nuk ka të drejtë ta gjykojë dikë për veprimet e tij, pasi “çdokush ka punë me Zotin, jo me njerëzit”.

Huduti theksoi se tradhtia, sipas ligjit islam, kërkon katër dëshmitarë për t’u vërtetuar, gjë që sipas saj është pothuajse e pamundur. Sipas psikologes, kjo tregon se Zoti e njeh dobësinë njerëzore dhe u lë hapësirë besimtarëve të pendohen. Ajo shtoi se nuk është detyrë e njerëzve të turpërojnë të tjerët apo të përhapin akuzat, sepse “kritikat e tepërta vetëm e largojnë shoqërinë nga mirësia”.

Por deklarata që ndezi më shumë debat ishte ajo mbi faljen e tradhtisë. Huduti tha se tradhtia “mund të falet një herë, por jo më shumë”, duke vlerësuar se të gjithë mund të gabojnë, por përsëritja e së njëjtës sjellje shkatërron familjen. “Zoti fal, prandaj edhe njeriu duhet të falë një herë. Por jo një herë të dytë, të tretë, nuk ka më falje,” u shpreh ajo.

Ajo komentoi edhe çështjen e poligamisë, duke thënë se sot është praktikisht e papranueshme dhe e pazbatueshme, pasi kërkon kushte të veçanta ekonomike dhe sociale që shumica e burrave nuk i plotësojnë.