Ballina Kronika DURRES/ Policia procedim penal për disa shtetas, rrahje, baste sportive, lidhje paligjëshme...

DURRES/ Policia procedim penal për disa shtetas, rrahje, baste sportive, lidhje paligjëshme energjisë

35
0

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-K. Ç., 19 vjeçe, banuese në Durrës, pasi dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta me një shtetase, e ka gjuajtur atë me shuplakë;
-A. I. dhe P. Gj., të dy banues në Durrës, pasi nga kontrollet e kryera në bashkëpunim me shërbimet e OShEE-së, në banesat e tyre u konstatuan lidhje të paligjshme të energjisë elektrike;
-A. B., 57 vjeç, banues në Durrës, pasi gjatë këqyrjes së celularit të tij, në një lokal në lagjen nr. 18, iu konstatuan faqe aktive për baste sportive. Celulari u sekuestrua në cilësinë e provës materiale;
-F. B., 40 vjeç, dhe B. B., 35 vjeç, vëllezër, pasi gjatë këqyrjes së celularëve të tyre, në lokalin e tyre në lagjen nr. 13, iu konstatuan faqe aktive për baste sportive. Dy celularët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Manëz referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit F. B., 19 vjeç, dhe A. B., 18 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me send të fortë një 26-vjeçar. I dëmtuari mori mjekim në spital dhe u largua në banesë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për një shtetas të mitur, pasi dyshohet se ka tentuar të vjedhë në një banesë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme.