Kryetari i PD-së, Sali Berisha lëshoi akuza të forta në drejtim të ish-zëvendëskryeministren Belinda Balluku, se kjo e fundit po prish çdo ditë provat, që e implikojnë sipas tij në skandalet për të cilat është marrë e pandehur nga SPAK. Ai tha se Balluku po ‘lahet’ në para.
“Dua të garantoj çdo shqiptar dhe unë do të dal para jush që tua faktoj, se GJKKO dhe SPAK në vlerësimet e tyre nuk kanë shkelur asnjë ligj me kërkesën që kanë bërë për pezullimin nga detyra. Ato kanë shkelur me dy këmbë ligjin me moskualifikimin e veprës; grup i strukturuar kriminal dhe lëshimin e urdhrit të arrestit për Lubi Ballukun, që po vazhdon të prishë provat bashkë me aparatin e ministrisë, ditë e natë. Kjo është e vërteta. Ata që marrin në mbrojtje dhe pretendojnë se po ndërhyhet në pushtet e njëri-tjetrin, ata janë të paritur. Lubia bëri një gjë, e keni dëgjuar atë fjalën; paritje! Pra larje në flori, por kjo lahej në para. E futi një fjalë në gjuhën shqipe, nuk ia mohojmë dot. SPAK nuk mund të kishte asnjë devijim nga kualifikim i tyre si grup kriminal. Balluku, Rama, Berberi, kanë bashkëpunuar.”, tha Berisha.







