Cardi B ka një mënyrë shumë origjinale për të ruajtur një kujtim nga rrugëtimi i shtatzënisë. Pasi solli në jetë fëmijën e saj të katërt më 4 nëntor, i cili është i pari me futbollistin Stefon Diggs, ajo e ka kthyer kordonin umbelikal në një varëse floriri në formë zemre.
Bizhuteria është krijuar nga Mommy Made Encapsulation, një kompani e specializuar në krijimin e sendeve që ruajnë pjesë nga lindja. Procesi u shpërnda nga kompania në rrjetet sociale. Kordoni u bë në formë zemre, u dehidratua e më pas u la në flori.
Cardi nuk ka vetëm këtë varëse. Ajo kërkoi edhe placentën të printuar dhe pjesë të placentës të kthyera në kapsula. Reagimi i fansave ka qenë i ndarë, disa e kanë pëlqyer idenë kurse të tjerë kanë shprehur dyzime për dobinë e saj. Cardi ka postuar foto të ardhjes së djalit në jetë, por nuk e ka zbuluar ende emrin e tij.







