Jessie J e ka quajtur “bishë” ish-in, e saj, Channing Tatum në një këngë në albumin e saj të ri, “Don’t Tease Me With A Good Time.”. Gjatë një eventi për prezantimin e albumit, ajo zbuloi tekstin e “Threw It Away” dhe e bëri të qartë se fliste për aktorin me të cilin ka qenë e lidhur në vitet 2018-2020.
“Këtë këngë e shkrova në vitin 2020 me Ryan Tedder”, tha ajo duke shtuar: “Mund ta kuptoni me kë isha e lidhur.”. 37-vjeçarja vijoi të këndonte për një marrëdhënie që u bë “e parehatshme” pasi ajo “nisi të kishte ndjenja.”
“Por karma do të vijë një ditë/ Sepse të dhashë dashurinë time dhe ti e hodhe tutje”, këndon ajo. Ish-çifti kanë pasur një lidhje të paqëndrueshme që pas njohjes në 2018, i dhanë fund një vit më vonë dhe u pajtuan sërish në fillim të 2020. Kur ata u ndanë përgjithmonë, mediat raportuan se marrëdhënia ishte “miqësore”. Tashmë Jessie J është e lidhur me basketbollistin Chanan Colman me të cilin ka një djalë 3-vjeçar. Së fundmi, ajo u diagnostikua me kancer në gji dhe iu nënshtrua trajtimit.







