Ballina Lifestyle Elton John flet për humbjen e shikimit në syrin e djathtë: Muajt...

Elton John flet për humbjen e shikimit në syrin e djathtë: Muajt e fundit kanë qenë sfidues

39
0

Muzikanti britanik, Elton John, zbuloi së fundmi se nuk po e humb shpresën në mjekësi pasi humbi shikimin në syrin e djathtë.

Në një intervistë të botuar në revistën Variety, muzikanti 78-vjeçar foli për jetën dhe karrierën e tij, pasi humbi shikimin në syrin e djathtë në vitin 2024.

“Ishte shkatërruese.

Që kur humba shikimin në syrin e djathtë dhe as i majti nuk është shumë i mirë, 15 muajt e fundit kanë qenë sfidues për mua sepse nuk mund të shihja asgjë, të shikoja asgjë, të lexoja asgjë”, tha ai.