Ballina Aktualitet Çfarë po ndodh te liqeni Artificial? Qindra peshq ngordhin pranë digës

Çfarë po ndodh te liqeni Artificial? Qindra peshq ngordhin pranë digës

46
0

Një situatë shqetësuese është raportuar nga qytetarët e Tiranës në lidhje me Liqenin Artificial.

Sipas JOQ, qindra peshq janë parë duke u përpëlitur, ndërsa shumë prej tyre kanë ngordhur, pranë digës së liqenit.

Dëshmitarët thonë se tufat e peshqve qëndronin pranë digës, duke u përpëlitur dhe ngordhur, por nuk kanë mundur ta kuptojnë shkakun e kësaj gjendjeje.

Ata thonë se kjo nuk është hera e parë që Liqeni Artificial bëhet shkak për ngordhjen e gjallesave që jetojnë në të.

Ka dyshime se kjo situatë mund të jetë pasojë e nivelit të ulët të oksigjenit në ujë, ndotjes së shtuar apo ndryshimeve të papritura të temperaturës, faktorë që shpesh ndikojnë drejtpërdrejt në jetën ujore.

Qytetarët kërkojnë ndërhyrje urgjente nga institucionet përgjegjëse për të parandaluar përsëritjen e rasteve të tilla.