Një video e ortekut që shtypi skiatorët në një vendpushim skish në Austri, më herët gjatë ditës së sotme, duke plagosur të paktën tre persona, po bën xhiron e rrjetit.
Pamjet tregojnë momentin kur orteku i madh është në kulmin e tij, duke “ndjekur” skiatorët që ishin në aksion në atë kohë, duke zbritur shpatin.
Siç mund ta shihni, skiatorët po përpiqen me dëshpërim të shmangin ortekun e borës që po vjen nga pas tyre, por pa sukses. Është befasuese se sa të vegjël duken skiatorët në raport me vëllimin e madh të borës që po i ndjek me vrull.
Incidenti ndodhi pranë Qafës Daunscharte, një zonë jashtë shpateve të shënuara, në Akullnajën Stubai, sipas zyrtarëve.
Ekipet e shpëtimit nxorën nëntë persona të gjallë, ndërsa tre të plagosur u dërguan me helikopter në një spital në Tirol. Nuk dihet se sa serioze ishin lëndimet e tyre.







